Futboll Seria A Sport

NUK KA BEFASI/ Serie A zgjedh trajnerin më të mirë të muajit tetor, ja emri…

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, fiton çmimin “Trajneri i muajit” në Serie A, për tetorin. Trofeu u akordua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualisht në bazë të kritereve teknike sportive dhe të cilësisë së lojës, e shprehur nga ekipet e tyre, si dhe sjelljes/fair-play gjatë ndeshjeve.

Ky trofe do t’i dorëzohet trajnerit kuqezi para derbit me Interin, i planifikuar për të dielën në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”. Këto janë fjalët e shefit ekzekutiv të Serie A, Luigi De Siervo: “Në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë, Stefano Pioli po vazhdon punën e shkëlqyer që e ka rikthyer Milanin në krye të renditjes.

Një menaxhim perfekt i grupit, një lojë bindëse dhe aftësi për t’i dhënë vlerë çdo lojtari në skuadër. Këto janë meritat e Piolit, i cili në muajin tetor arriti pesë fitore në po aq ndeshje, duke mbajtur gjithmonë kryesimin e renditjes”.

Related posts

Sot ndeshja Belgjikë-Angli, këta janë formacionet e mundshme…

Isa.Autor

NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1930/ Lautaro Martinez bëhet lojtari i parë Argjentinas që…

Delo.autor

SQARON TË ARDHMEN E MBROJTËSIT SHKODRAN Agjenti i Hysajt: Ja pse nuk u transferua tek Atletico

Delo.autor

Leave a Comment