Champions League Futboll Sport

POLEMIKAT NË LEIPZIG-PSG/ Akuzon trajneri: Arbitri interesohej më shumë për autografin e Neymar sesa për…

Në një moment të ndeshjes kundër PSG, Jesse Marsch shpërtheu ndaj gjykimit. Ekberg, arbitri i ndeshjes, i afrohet pankinës dhe i nxjerr kartonin e verdhë. Ka kaluar gjysmë ore lojë dhe RB Leipzig barazon 1-1 ndaj parizienëve.

Për ta zemëruar trajnerin shërbejnë disa vendime jo gjithmonë konstante: “Menjëherë u inatosa me arbitrin. E di që klubet e mëdha për dallim nga ato të voglat respektohen. Unë vetëm mund të zemërohem, sepse asgjë nuk ndryshon, as me fishkëllimat e publikut. Të njëjtën gjë ka bërë edhe gjyqtari i katërt. Kisha dy opsione: Ose të pranoja gjithçka në heshtje, ose të protestoja ​për të marrë më shumë respekt nga kryesori i ndeshjes”.

Në fund, rezultati ishte 2-2, u vulos nga një penallti e shënuar nga Szoboszlai dhe e akorduar me rekomandimin e VAR-it. Trajneri Marsch duhet të ankohet edhe për këtë të fundit: “Nëse VAR-i nuk do të kishte ndërhyrë, nuk do ta jepnin. Dhe ishte një penallti e dukshme”.

Problemi, sipas trajnerit të Leipzig, qëndron në gjykimin e ndryshëm ndaj dy skuadrave, me vëmendje të veçantë ndaj PSG së yjeve: “Ndonjëherë dukej se arbitri ishte më i interesuar të merrte autografin e Neymarit në fund të lojës sesa të arbitronte ndeshjen. E kam seriozisht. Është një gjë super të kesh Mbappe, Neymar dhe Di Maria këtu në Leipzig, por le të luhej një ndeshje normale, ku gjithçka shkon sipas rregullave”.

Related posts

VIDEO nga “Instagram”/ Messi përgatitet me roveshatë për “El Clasico”…

Sadik.Autor

“BËMË NJË NDESHJE PERFEKTE”/ flet Edy Reja: Kemi mangësi në sulm, por Shqipëria…

Delo.autor

SIMULIMI I SALAH/ A do të mundë të luajë ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt?

Delo.autor

Leave a Comment