Futboll Sport

“DRIBLON” KRITIKAT NË KOMBËTARE/ Immobile: Sa habi, trajtohem ndryshe nga të tjerët

Kombëtarja italiane ka arritur në momentin vendimtar të rrugëtimit të saj kualifikues për “Katar 2022”. Në fakt, axurrët mbajnë vendin e parë aktualisht në Grupin C, me të njëjtën kuotë pikësh sa Zvicra, të cilën do ta sfidojnë të premten në “Olimpico” të Romës. Nga grumbullimi i Coverciano, Ciro Immobile foli pa dorashka, duke u ndalur edhe te kritikat e shumta të muajve të fundit, që ka marrë me fanellën e kombëtares:

“Jam i lumtur që jam kthyer në kombëtare, falënderoj trajnerin Mancini për fjalët e mrekullueshme që shpenzoi për mua. E di që kritikat janë pjesë e lojës kur je në kombëtare. Me Lazion kam statistika të rëndësishme, përpiqem të bëj më të mirën edhe me këtë fanellë”.

Lazio ka rifilluar nga Maurizio Sarri, por finalizimi i Immobile ka mbetur i njëjtë: “Mënyra e re e lojës së Lazios më ndihmon edhe në kombëtare. Nuk isha në dispozicion për ndeshjet e tetorit, por tani do të përpiqem të jap gjithçka në këto dy kualifikuese të fundit. E dimë se na presin sfida të rëndësishme dhe të vështira, por kemi një objektiv dhe duam ta arrijmë: kualifikimin në Botëror”.

Imobile iu rikthye kritikave ndaj tij: “Nuk e mohoj faktin që më bëjnë të vuaj pak. Golat që shënoj me Lazion nuk janë të njëjtë me ato në kombëtare, por këtu luajmë shtatë apo tetë ndeshje në vit dhe ndoshta arrij në kushte jo tamam të mira. Do të doja të shënoja njësoj edhe në kombëtare, por jo gjithçka që dëshironi realizohet.

Ajo që më vjen keq është se ndonjëherë nuk kam të njëjtin trajtim si të tjerët, kur vjen puna për kritika. Besoj se paraqitjet e mia në kombëtare janë të mira, pastaj e di se duhet të shënoj më tepër gola. Trajneri më kujtoi se jam kampion i Evropës dhe nuk kam pse t’i dëshmoj askujt asgjë. Kjo më ka dhënë një shtysë ekstra”.

Related posts

Legjendari i portës: Buffon s’ka për ta thyer kurrë rekordin tim!

Q.Autor

E BUJSHME/ Neymar goditet me shishe nga tifozët e Marseille

Isa.Autor

GATI SULMI “ATOMIK” I JUVENTUS/ Sarri del më në fund te loja e tij

F.autor

Leave a Comment