Futboll La Liga Sport

PAS AFRIMIT TË DANI ALVES/ Xavi gati të rikthejë te Barcelona lojtarin që e rriti vetë, ja emri…

Pas rikthimit të Dani Alvesh, Barcelona dhe Çavi po synojnë të rikthejnë Tiago Alkantaran në Kamp Nou.

Tiago aktualisht është pjesë e Liverpulit që prej sezonit të kaluar, ku u transferua nga skuadra e Bajern Mynih, por gjërat thjesht nuk kanë funksionuar për të në Anfield dhe ai nuk është bërë i domosdoshëm për skuadrën e Jurgen Klop.

Çavi e sheh spanjollin si një vlerë të shtuar, pavarësisht forcës që Barcelona ka tashmë në mesfushë me lojtarë si Serxhio Buskets, Frenki de Jong, Niko, Gavi dhe Pedri.

Megjithatë, nuk do të ishte një operacion i thjeshtë për Barcelonën. Tiago ka një kontratë me Liverpulin dhe për asnjë moment redsat nuk do ta lejonin të largohej falas.

Tiago është produkt i akademisë “La Masia” para se të largohej nga Barcelona në verën e 2013, duke u bashkuar me Pep Guardiolën te Bajern. Spanjolli sapo kishte fituar Kampionatin Evropian U21 me Spanjën, dhe u cilësua si një nga lojtarët më të mirë në turne. Tiago fitoi shtatë tituj të Bundesligës me Bajernin, dhe Ligën e Kampionëve, duke qenë dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm për bavarezët në sukseset e tyre.

Related posts

Plas ‘bomba’ nga drejtori sportiv i PSG-së: Nuk e kemi të garantuar qëndrimin e Neymarit

Q.Autor

Milani mesazh UEFA-s: Të trajtohen njësoj të gjithë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Barcelona surprizon La Liga për numrin e njerëzve që punojnë në zyrat e tyre

Sadik.Autor

Leave a Comment