Futboll Premier League Sport

NIS REVOLUCIONIN TEK CITY/ Guardiola nxjerr në shitje yllin argjentinas…

Mbrojtësi 31-vjeçar argjentinas Nicolas Otamendi do të lërë skuadrën e Manchester City në fund të këtij sezoni. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “Daily Star”, sipas së cilës palët do të ndërpresin marrëdhënien edhe pse kontrata skadon në vitin 2022.

Otamendi, i ardhur 4 sezone më parë tek City, këtë vit ka luajtur shumë pak me “citizens”, vetëm 15 ndeshje në kampionat. Për këtë arsye, lojtari kërkon më shumë hapësira dhe për të janë interesuar West Ham e Wolverhamtpon në Premier League si dhe Juventusi në Serinë A.

Skuadra që do ta marrë duhet të paguajë rreth 30 milionë euro, një shumë e përballueshme, ndërkohë që lojtari ka përvojë edhe në arenën ndërkombëtare. Duket se trajneri Pep Guardiola do të bëjë një revolucion në mbrojtje, duke larguar dy mbrojtësit amerikano-latinë Danilo dhe Otamendi.

Related posts

REALIZOHET “DËSHIRA” E MESSIT/ FIFA merr vendimin drastik për gjyqtarin spanjoll pas ndeshjes Holandë-Argjentinë

F.autor

E PAPRITUR/ Nuk do të ketë më BOKS, Lojërat Olimpike humbasin njërin prej sporteve më të vjetër në botë

Isa.Autor

Parashikimi i Batistuta: Roma do të eliminojë Barcelonën

Sadik.Autor

Leave a Comment