Champions League Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ PORTOS/ Pioli: Nuk ishim në lartësinë e duhur, duhet të rikuperojmë energjitë për derbin

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Portos duke vështirësuar akoma më shumë ëndrrën për kualifikimin. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli doli në konferencë pas ndeshjes ku foli për nivelin e kompeticionit.

Barazimi me Porton

“Mund të bënim më mirë. Duhet të ishim më të saktë tek rastet e krijuara. Në pjesën e dytë ishim më intensiv. Për të kaluar në fazën tjetër duhet të fitosh ndeshjet. Porto është një ekip i fortë”.

Vështirësia në Champions

“Niveli në këtë kompeticion është shumë i lartë dhe nuk ishim në lartësinë e duhur”.

Leao dhe Hernandez

“Ata duhet të zgjedhin momentin e saktë në lojë. Leao është i ri, dhe ka nevojë për përmirësim. Ai po luan shumë sepse nuk kam alternativa. Të luash çdo tre ditë nuk është e lehtë”.

Derbi ndaj Interit

“Duhet të rikuperojmë energjitë. E dimë rëndësinë e kësaj sfide. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj kampionëve në fuqi”.

Milani ndodhet aktualisht në vendin e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

Related posts

DINAMO TBILIS-TIRANA/ Egbo hedh nga minuta e parë 2 debutues (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Suedia u mund në mënyrë dramatike, trajneri Andersson gjen zgjidhje

Sadik.Autor

JESUS I PAFAT NGA PIKA E BARDHË/ Portieri i “Djajve të Kuq” bën një pritje të madhe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment