Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ VLLAZNISË/ Ndreu: Nuk kemi pikët që meritonim, 3-4 ndërhyrje në merkato ose…

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, ka theksuar se skuadra nuk ka një lojtar finalizues e ky është problemi më i madh i krutanëve. Duke folur pas sfidës së humbur me Vllazninë, tekniku i krutanëve tha për “SuperSport” se ekipi sot kishte gabuar pjesë2n e parë dhe ndonëse po luan mirë, i mungon përqendrimi i duhur për të marrë pikët e plota dhe për t’iu larguar fundit të tabelës.

“Kemi lojtarë të rinj që nuk e kuptojnë që arma jonë kryesore është lufta. Në momentin që duam të tregojmë që vlejmë më shumë se sa kanë kapacitet, dalim te pjesa e parë e sotme që ishte totalisht konfuze e pa ide. Duhet analizë të kuptojmë se ku kemi forcat, ne na mban lufta, dëshira e grinta në lojë. Se nuk kemi ende ekipin e konsoliduar me skuadra si Vllaznia, që është e fortë dhe me nivel se nëse i lë hapësirë e pëson si në pjesën e parë. Në gjithë javën i kërkova që të mos nënvlerësojnë topin e thjeshtë, një moment Prodani nënvlerësoi, erdhi goditja nga këndi dhe erdhi goli.

Ne jemi ndërtuar me vonesë, ndoshta pikët nuk i kemi sa kemi merituar. Por jemi ekip që ndjejmë peshën e mungesave. Në analizë bëra të ditur që të kemi kujdes në goditjet standarte dhe aty erdhën golat.

Ligji është që nëse nuk shënon, e pëson. Ne na dha kolpo goli. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira se dalim shumë para portë, por nuk kemi kualitetin për të çuar topin në kuadrat. Nëse do të bëhej gol do të ishte ndryshe, se ndryshon edhe ana psikologjike.

Devid na tërhiqte skuadrën para. Ne aktivizuam lojtarin kroat në pjesën e parë, që nuk tërhoqi skuadrën para, nuk vraponte, nuk bëri asnjë prerje, ishte absolutisht në hije. Kemi nevojë për një lojtar që të marrë skuadrën para, të jep pak frymëmarrje. Nuk kemi zhvilluar ndeshje të dobëta, por na mungon… e vetmja armë e jona është lufta. Lojtarë të veçantë  nuk e kuptojnë, që në futboll vendosin episodet. Kemi lojtarë shtatshkurtër, mungesa e qendërmbrojtësit që pastronte topat në ajër në pengoi. Do mundohemi të marrim maksimumin në dhjetor, aty do bëjmë 3 4 ndërhyrje se përndryshe jem të rrezikuar”, tha Ndreu.

Related posts

REFUZOI TË MBANTE 1 MINUTË HESHTJE PËR MARADONËN/ Futbollistja Dapena: Jam kërcënuar me vdekje…

Delo.autor

Nigeria shënon golin e parë ndaj Anglisë (VIDEO)

Sadik.Autor

VENDIM SURPRIZË/ U transferua me bujë tek Lugano, ylli Demba Ba tërhiqet nga futbolli pas vetëm 3 ndeshjesh

Delo.autor

Leave a Comment