Futboll Seria A Sport

PRISHET PLANI I MOURINHOS/ Dëmtimi i Kumbullës shqetëson Romën. Mbrojtësi kuqezi kthehet në Itali

Dëmtimi i Marash Kumbullës në sfidën ndaj Anglisë ka lënë hapësirë për shqetësim në Kombëtare pasi prezenca e tij në mbrojtje është thelbësore.

Por për dëmtimin e Kumbullës është shqetësuar dhe Roma pasi Murinjo kishte vendosur ta aktivizonte titullar në sfidën ndaj Xhenoas në fundjavë, për shkak se Mancini do të jetë i pezulluar.

Sipas ‘’Tutottmercatoweb’’, mbrojtësi i Kombëtares do të rikthehet ditën e sotme në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore më të specializuara, nga ku do të dali dhe shkalla e dëmtimit dhe koha e rekuperimit.

Shqipëria do të zbresë në fushë sërish ditën e nesërme për tu pëballur me Andorrën, ndërsa pritet që tekniku Edi Reja të bëjë rotacion në formacion pasi kuqezinjtë luajnë pa objektiv në këtë ndeshje.

Related posts

SKANDALI/ Ish-tenisti Tiriac: Serena Williams, një trashaluqe dhe plakë që luan ende

Delo.autor

Mesfushori i PSG-së kërkohet nga katër skuadra europiane

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Mesfushori Gueye: Ja pse e kemi patur shumë të lehtë kundër “Qytetarëve”

Delo.autor

Leave a Comment