Futboll Sport

KATAR 2022/ Gjermania bën detyrën ndaj Islandës, Greqia ndal Spanjën

Gjermania e ka nisur me një fitore të pastër 3-0 ndaj Islandës fazën kualifikuese për Katar 2022. Një fitore e arritur falë dy golave të shpejtë të realizuar në pjesën e parë nga Goretzka (3′) dhe Havertz (7′), dhe nga goli i shënuar në pjesën e dytë nga Gundogan (56′)

Me dy golat e shënuar në shtatë minuta, Gjermania ka marrë avantazhin më t ë shpejtë të dyfishtë në një ndeshje zyrtare pas 52 vitesh – në majin e 1969-ës, Gerd Muller dhe Wolfgang Overath kanë shënuar në 5 minuta në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Qipros.

Ndeshje historike edhe për talentin e Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili, në moshën 18 vjeç dhe 27 ditë, është bërë lojtari më i ri që luanë për kombëtaren e Gjermanisë që nga Uwe Seeler në tetorin e 1954-ës (17 vjeç e 345 ditë).

E ka nisur me barazim rrugën drejt Katar 2022 Spanja e Luis Enrique.

Alvaro Morata ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol të bukur në minutën e 33-të, por grekët kanë arritur të largohen me një pikë nga Spanja falë penalltisë së realizuar nga Baksetas në të 57-ën.

Një penallti që pritet të shkaktojë shumë polemika në Spanjë.

Related posts

“PËRBINDËSHI” NUK NJEH LIMITE/ Ronaldo barazon Puskas, tani ka vetëm 3 legjenda përpara historisë

Delo.autor

Volej femra/ Suedia i jep leksion kombëtares kuqezi, i eliminon nga European League

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT TË KAMPIONATIT/ Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, feston edhe… Kevin Prince Boateng

Delo.autor

Leave a Comment