Futboll La Liga Sport

PRITET PREZANTIMI NË “CAMP NOU”/ Xavi nis nga puna tek Barcelona, ja detyra e parë që ka marrë…

Xavi tashmë është emëruar trajneri i ri i Barcelonës, ndërsa prezantimi zyrtar është planifikuar për nesër.

Megjithatë, spanjolli i famshëm ka nisur nga puna dhe detyra e parë që ka marrë është të ngrejë vetëbesimin tek lojtarët e tij, raporton Marca.

Ka disa tregues që lojtarët janë të pakënaqur, por edhe se nuk kanë besim te vetja. Philippe Coutinho refuzoi ditën e djeshme të hynte në lojë në ndeshjen kundër Celtas, ndërsa disa lojtarë të tjerë kanë vendosur gjëra të tjera përpara futbollit.

Për këtë ka folur edhe Frenkie de Jong, i cili ka thënë se lojtarëve të Barcelonës u mungon karakteri në dhomat e zhveshjes dhe pikërisht për këtë, Xavi i duhet të punojë së bashku me ekipin e tij.

Kujtojmë, Xavi sjell me vete në Barcelonë një ekip prej shtatë ekspertësh. Bëhet fjalë për Oscar Hernandez, Sergio Alegre, Ivan Torres, Carlos Nogueira, David Prats, Toni Lobo dhe Sergio Garcia.

Related posts

Cuculi firmos me Kukësin dhe rigjen Nexhipin, ja rroga që do përfitojë te verilindorët

Sadik.Autor

GOLASHËNUESI I 3 LUANËVE/ Me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e…

Isa.Autor

SHPËRTHEN CARLOS BACCA/ Gol në ndeshjen me Rangers në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment