Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Laçi e Partizani kthehen kërcënues për Europën, ja si ndryshon situata…

Ndeshjet e të dielës në Kategorinë Superiore kanë kthyer dy skuadra si protagoniste. Laçi dhe Partizani me fitoret e sotme kanë bërë hapa të rëndësishëm për të qenë edhe ata në garë për objektivin minimal të edicionit, pjesëmarrjen në Kupat e Europës duke mos humbur kontaktin me ekipet më lart.

Laçi mundi 2-0 Teutën dhe tani është vetëm 1 pikë pas durrsakëve të cilët mbajnë aktualisht vendin e tretë në renditje. Ndërkohë, Partizani ngjitet në kuotën e 8 pikëve, 4 pikë larg Europës, por shpreson që distancën me grupin e skuadrave që luftojnë për ato pozita ta ngushtojë që në javën e ardhshme kur ka disa duele direkte.

Ndërkaq, pritet ndeshja e të hënës mes Egnatias dhe Vllaznisë e cila do të jetë përcaktuese për klasifikimin, pasi një fitore mund të katapultojë cilëndo prej këtyre dy ekipeve në grupin e atyre që pretendojnë që në verën e ardhshme të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare.

JAVA 8

Të shtunën
Skënderbeu-Kukësi 2-1
54’ Dumfur, 84’ Mensah / 90+11’ (p) Hila
Tirana-Dinamo 4-0
45’ Seferi, 56’, 61’ Xhixha, 82’ Hoti

Të dielën
Kastrioti-Partizani 0-2
37’ Musta, 90’ Rrapaj
Laçi-Teuta 2-0
42’ Mazrekaj, 90’+1’ Guindo

Të hënën
Egnatia-Vllaznia 13:45

Related posts

LIVE Vllaznia-Teuta/ Durrsakët të gjithë në sulm, Kruja shpërdoron rastin e artë (VIDEO)

Q.Autor

Inter, Rafinha përfundon me sukses testet mjekësore

Q.Autor

Batha i pezulluar, ja kujt i shkon shiriti i kapitenit në ndeshjen ndaj Kukësit

Q.Autor

Leave a Comment