Futboll Ligue 1 Sport

“RESPEKTOHET DHE DËGJOHET NGA TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ja çfarë do të ndodhë sapo Ramos të fillojë të luajë

Pavarësisht se deri tani ka qenë vetëm një “fantazmë”, me asnjë ndeshje me fanellën e Paris Saint-Germain, Sergio Ramos do të jetë një armë shumë e rëndësishme për francezët.

Për këtë është i bindur ish-futbollisti Jerome Rothen, i cili beson se ish-mbrojtësi i Real Madrid do t’i ndihmojë shumë lojtarët e Mauricio Pochettino-s.

Duke shkuar kundër mendimit të pjesës më të madhe, që e konsiderojnë një dështim Sergio Ramos, ish-ylli i Francës dhe PSG ka thënë për RMC:

“Unë besoj se sapo të fillojë të luajë, ai do të bëjë diferencën. Do të jetë lider dhe do të bëhet kapiten i skuadrës. Besoj se Marquinhos dhe Kimpembe do të përmirësohen me Ramos në qendër të mbrojtjes.

“Do të ndihmojë veçanërisht Marquinho-s. Ai është një lider, por shpesh shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë, ndoshta për mungesë respekti. Ndërsa Sergio Ramos ka cilësitë e liderit. Respektohet dhe dëgjohet nga të gjithë”.

Related posts

GOL PËR NOTËN “10”/ Shikoni realizimin perfekt të portierit 38-vjeçar në kampionatin kolumbian (VIDEO)

Delo.autor

FESTON 30-VJETORIN/ Mbrojtësi i Napolit bën gjestin e madh, blen dy ambulanca për shtetin e tij

Delo.autor

2 GOLA NË 44 NDESHJE/ Mesfushori Bakayoko kërkon rikthimin përsëri tek Milan. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment