Futboll Seria A Sport

SPEKTAKËL DHE TENSIONE/ Lazio mposht Inter me përmbysje në “Olimpico”

Ndeshja midis Lacios dhe Interit ka qenë një spektakël i vërtetë ku janë shënuar plot 4 gola, por në fund triumfues kanë dalë bardhekaltrit.

Interi kaloi e para në avantazh me Perisiç në minutën e 13-të, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Barela pas një kontakti me Hysajn në zonë. Pjeas e dytë nisi vrullshëm për Lacion, që gjithashtu barazoi me 11-metërsh.

Bastoni preku topin me dorë në zonë dhe për arbitrin ishte penallti. 10 minuta nga fundi, Filipe Anderson dërgon Lacion në avantazh por shpërthen një sherr i madh në fushë, pasi zikaltrit pretenduan për mungesë të Fair Play pas një faulli në dëm të Di Markos.

Megjithatë, Milinkoviç Saviç i dha goditjen e fundit Inzagit duke shënuar golin e tretë dhe të nokautit. Sarri arrin të marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mundur kampionët e Italisë në një ndeshje mjaft të luftuar.

Related posts

BARCELONA-INTER/ Një përballje klasike e dekadës së fundit në Champions

Delo.autor

FESTON 35-VJETORIN/ CR7, asnjëherë kaq vendimtar në karrierën e tij. Ja numrat historikë (FOTO)

Delo.autor

HISTORIA E RRALLË E LOJTARIT SHQIPTAR/ Mbrojtësi Islami “shfrytëzon” klubin për të gjetur dashurinë e jetës

Delo.autor

Leave a Comment