Futboll Sport

REVOLUCIONI I FUTBOLLIT NË BRAZIL/ Lind Premier League, 1 miliardë dollarë për SUPER PROJEKTIN

Sipas Sportico, liga braziliane është në proces të krijimit të Premier League.

Konkursi do të financohej nga një fond investimi i përbërë nga sipërmarrës brazilianë dhe amerikanë, të gatshëm të paguajnë deri në 1 miliard dollarë për projektin e ri.

Fillimi i turneut është planifikuar për vitin 2023, duke qenë se për vitin 2022 kohët janë të ngushta. Me këtë investim, futbolli brazilian synon të riorganizojë ekonomikisht ligën e tij, duke e bërë atë më spektakolare dhe tërheqëse për tifozët në mbarë botën.

Projekti parashikon një turne të mbyllur ose gjysmë të mbyllur, domethënë me ekipe fikse pjesëmarrëse në çdo edicion, në stilin e plotë të MLS.

Brazili tashmë është përpjekur të revolucionarizojë garat kombëtare me projekte të tilla si Clube dos 13, të cilat nuk kanë rezultuar të suksesshme, por këtë herë situata është ndryshe pasi projekti ka mbështetjen e Rick Parry, drejtori i parë ekzekutiv i Premier League dhe president aktual i liga angleze e futbollit (EFL).

Related posts

Liverpool ul pretendimet, por askush nuk e do sulmuesin e tyre…

Q.Autor

NË SPANJË JANË TË SIGURTË/ Guardiola projekton RIKTHIMIN tek BARCELONA

Isa.Autor

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

Leave a Comment