Futboll Sport

“SERIE A E HERSHME MË E MIRË”/ Canavaro: Sot në Premier ka lojtarë elitarë dhe trajnerë të mëdhenj, por…

Fabio Kanavaro është një ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit, vlerësim që përkoi me fitimin e ‘’Topit të Artë’’ dhe Kupës së Botës me ‘’axurrët’’ në vitin 2006.

Në një intervistë për gazetën britanike ‘’The Sun’’, Kanavaro është shprehur se Seria A në vitet që e arta ishte më e mirë se Premier Liga tani, që nga cilësia e lojtarëve te performanca e tyre. Gjithashtu, ish-mbrojtësi italian është shprehur se nga sulmuesit e sotëm në qarkullim nuk do të kishte frikë askënd, madje as Kristiano Ronaldon.

‘’Serie A ishte më e mira. Çdo ekip kishte lojtarë të mirë, kishte shtatë-tetë klube me lojtarët më të fortë në botë. Edhe kur luaje kundër të ashtuquajturave skuadra të vogla, hasje në lojtarë të kombëtareve të tyre. Sot në Premier Leigë ka lojtarë elitarë dhe trajnerë të mëdhenj, por për sa i përket cilësisë së skuadrës, ajo Seria A ishte më lart.

Sulmuesit më të fortë në Angli? “Son dhe Kejn janë shumë, shumë të fortë. Koreani është lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje. Aubamejang është gjithashtu një lojtar i frikshëm, ashtu si Kristiano Ronaldo. Por nuk do t’i kisha frikë ata, nuk do t’i kisha frikë askujt. Me Kanavaron e atëhershëm do ta kishin të vështirë të gjithë’’, është shprehur ish-fituesi i ‘’Topit të Artë’’.

Related posts

KËRCËNOI MESSIN/ FIFA merr vendimin E ASHPËR ndaj kreut të federatës…

Isa.Autor

HUMBJA NDAJ ATLETICOS/ Ja 10 përmbysjet e mëdha të Juventusit në Champions

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ TEUTËS/ Trajneri Ndreu: Jam shumë i zhgënjyer, lojtarët nuk e kanë kapacitetin për të…

Delo.autor

Leave a Comment