Sport Të tjera

HISTORIKE/ Tenistja Muguruza triumfon në “WTA Finals” dhe shpallet “kampionie” e 2021

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë për femra, triumfoi sot në “WTA Finals”, turneun ku marrin pjesë 8 tenistet më të mira në botë të këtij viti. Këtë vit, ky event u zhvillua në Guadalajara të Meksikës.

Në finale, Muguruza fitoi 2-0 (6-3, 7-5) ndaj estonezes Anett Kontaveit, në një ndeshje të dominuar nga tenistja spanjolle. Në setin e parë nuk pati histori, ndërsa në të dytin sfida u bë disi më interesante dhe rivaliteti u rrit.

Gjithsesi, përvoja e Muguruza, fituese edhe e dy grand slam në karrierë, bëri diferencën në këtë sfidë. Kjo është fitorja e dytë e Muguruza ndaj Kontaveit në këtë turne, pasi e pat mundur edhe në ndeshjet në grupe.

Për Muguruzën ky është suksesi më i rëndësishëm në 4 vitet e fundit, që kur pat fituar Wimbledon në vitin 2017. Ajo e fiton për herë të parë këtë event dhe është tenistja e parë spanjolle që triumfon në “WTA Finals”.

Related posts

KUALIFIKIMI NË RAUNDIN E TRETË/ Mësoni rivalin e radhës të Teutës në Conference League

Delo.autor

SHËNOI NË NDESHJEN MË TË ÇUDITSHME TË HISTORISË/ Bruno Fernandes befason me fjalët e tij: Ne nuk jemi aq…

Delo.autor

I DEL NË KRAHË “JASHTËTOKËSORIT”/ Busquets: Më duhen 5-6 orë për të folur për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment