Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Rrapaj: Fitorja ndaj “Krutanëve”, pika e kthesës për “Demat”

Arinaldo Rrapaj është një nga lojtarët me moshë të re që trajneri Ilir Daja dhe Partizani afruan në verë, si pjesë e projektit të skuadrës të së ardhmes. Mesfushori vlonjat gëzon besimin e stafit duke qenë titullar edhe ndaj Kastriotit. 20-vjeçari shënoi golin e dytë duke vulosur fitoren 2-0 për “demat”. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Rrapaj pohoi se trepikëshi ndaj krutanëve do të shërbejë si moment kthese për të kuqtë dhe, përveç peshës së fanellës, ai dhe shokët e tij kanë ndier edhe fajin për mungesën e rezultateve. Mesfushori vlonjat deklaroi se ndihet i kënaqur me golin që u shënoi krutanëve dhe në vijim shpreson të kontribuojë sa më shumë për Partizanin.

Sa e rëndësishme ishte fitorja që morët ndaj Kastriotit?

Mendoj se ishte një fitore shumë e rëndësishme për Partizanin, pasi vinim pas disa ndeshjes pa marrë fitoren e parë në kampionat. Për vazhdimësinë mendoj se do të jetë një rezultat shumë i rëndësishëm, një pikë kthese për ne.

Me të vërtetë besoni se vjen kthesa për Partizanin pas këtij suksesi?

Besoj se po. Këtë gjë e shikoj edhe në ekip, ku shokët janë me më shumë dëshirë për fitoren, ndaj besoj se do t’ia arrijmë për kthesën që nga kjo ndeshje me Kastriotin.

Po në aspektin personal, si ndiheni pas golit të shënuar ndaj krutanëve?

Jam shumë i lumtur që shënova golin. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin sa më shumë në ndeshjet në vazhdim.

Gjatë kësaj periudhe ju ka rënduar më shumë fanella e Partizanit apo mungesa e rezultateve?

Të gjithë e dimë që fanella e Partizanit është shumë e rëndë, pasi është një nga klubet që ka bërë histori në futbollin shqiptar. Por, edhe fajin ne futbollistët e ndiejmë për rezultatet e munguara dhe gjithnjë mundohemi të arrijmë te fitorja. Nuk kemi pasur fatin në anën tonë në këtë fillim sezoni, por shpresoj për një vazhdimësi më të mirë.

Related posts

TENIS/ Zverev “kampion” i vitit, mposht Medvedev dhe triumfon në “ATP Finals”

Delo.autor

E PAPRITUR/ Shkaktoi RRËMUJËS pas finales, KHABIB rrezikon ta pësojë KEQ

Isa.Autor

Pochettino: Gjigand i Europës, ja pse është speciale ndaj Juves!

Q.Autor

Leave a Comment