Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDRYSHIME TEK LISTA E KOMBËTARES U-21/ Dëmtohet Tedi Cara, vendin e tij e zë një tjetër lojtar i Partizanit

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të radhës në eliminatoret e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, që të dyja këto sfida në transfertë.

Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore pasditen e hënës në fushën e “Olimpik Park” në Durrës. Gjatë pasdites i gjithë grupi është kompletuar dhe të gjithë lojtarët mbërritën në grumbullim.

Një grup i vogël i përbërë nga lojtarët të cilët janë aktivizuar me klubet gjatë të dielës ka zhvilluar stërvitje të diferencuar, ndërsa pjesa tjetër është stërvitur rregullisht.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti Tedi Cara ka pasur probleme fizike dhe me të ardhur në grumbullim i është nënshtruar ekzaminimeve përkatëse. Pas konsultave me stafin mjekësor të Kombëtares U-21 u konkludua se Cara nuk mund të rikuperohet për këto dy ndeshje.

Kësisoj, stafi teknik vendosi që sulmuesi të largohet nga grumbullimi dhe në vend të tij është thirrur futbollisti Arinaldo Rrapaj i Partizanit.

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshjet e radhës të Europianit në transfertë, fillimisht ndaj Sllovenisë më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Kosovës.

Related posts

“NDESHJE PA NGJYRË”/ Erjon Bogdani: Kategoria Superiorie si niveli i Seria C

Delo.autor

Mourinho: Liverpool? Nuk ka asnjë ndryshim me Brighton

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Inter me vendim drastik! Pranon humbjen 0-3 në tavolinë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment