Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Man United nis bisedimet me “katalanasit” për mesfushorin

Manchester United ka nisur bisedimet për të blerë Philippe Coutinho.

Caught Offside sugjeron se United është një nga klubet e interesuara për të siguruar firmën e ish-mesfushorit të Liverpool në merkaton e janarit.

Braziliani nuk ka bindur në Camp Nou që pas transferimit një vit më parë dhe tani raportohet se Man City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë interesuar për 26-vjeçarin, por United thuhet të jetë favorit.

Sipas artikullit, United ka kontaktuar Barcelona-n për të kërkuar informacione, por nuk është e qartë nëse katalanasit janë të hapur për shitjen e lojtarit në merkaton e janarit, gjithsesi besohet dhe nuk do të uleshin të bisedonin për oferta nën 120 milionë euro.

Nuk dihet nëse Coutinho do të ishte i gatshëm të rikthehej në Premier League te rivalët e Liverpool, ndërkohë edhe Djajtë e Kuq kanë si prioritet të transferojnë një qendërmbrojtës.

Related posts

FITORJA NDAJ SHERIFF TIRASPOL PËR CHAMPIONS/ Dzeko: Rikthehemi në lojë, por duhet të përmirësohemi

Delo.autor

“FINALE” MBIJETESE PA GOLA/ “Bardheblutë” ngecin mes dëshpërimit me Kastriotin, frika vazhdon

Delo.autor

TRE LOJTARË SHQIPTAR ISHIN NË FUSHË/ Ja si vlerësohen Legjionarët në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment