Champions League Futboll Sport

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ Inzaghi i beson treshes së sulmit Dimarco-Dzeko-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi është mysafir i Sheriff Tiraspol në Sheriff Stadium, ku zhvillohet ndeshja e katërt e fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët regjistruan fitoren e parë të Grupit D në xhiron e kaluar dhe tash qëndrojnë në kuotën e katër pikëve, pasi kanë regjistruar edhe një barazim dhe një humbje.

Sheriffi ishte befasia e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pasi i fitoi dy ndeshjet e para grupore duke përfshirë edhe triumfin në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit.

Trajnerët Yuriy Vernydub dhe Simone Inzaghi i kanë gati taktikat e tyre për këtë sfidë dhe i kanë zgjehdur formacionet që do të zbresin në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE

Sheriff Tiraspol: Athanasiadis; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; Traorè, Kolovos, Castañeda; Yakhshiboev.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.

Related posts

Zyrtare: Seedorf merr drejtimin e skuadrës së La Ligas

Q.Autor

E DUAN TË GJITHË/ TARE komenton të ardhmen e mesfushorit serb

Isa.Autor

LA LIGA/ Sevilla ndal Atleticon, “GËZON” Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment