Futboll Sport

SUPER LAJMI/ Ja këngëtari shqiptar që do jetë ne ceremoninë e hapjes së “Euro 2020” (VIDEO)

Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë nesër prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e parë.

Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, takim që po pritet me padurim nga tifozët e shumtë të lojës më të bukur me top.

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet i pari Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

Related posts

ÇËSHTJA PËR NDESHJEN BARCELONA-SEVILLA/ Lengle pranon prekjen me dorë: Isha me fat që nuk u dha penallti

Delo.autor

BETEJA ME KANCERIN/ Drama e lojtarit të Liverpool: Çfarë do të ndodh me fatin e tij…

Isa.Autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Dortmund kalon në epërsi kundër Monacos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment