Champions League Futboll Sport

SHERIFF TIRASPOL-INTER/ “Zikaltërit” bëjnë llogaritë, hapi i parë drejt kualifikimit dhe 20 milionëve

Ndërsa do të luhet ndeshja e katërt e fazës së grupeve, në Grupin D situata është akoma e paqartë. Aktualisht, Reali dhe Sherifi kryesojnë me nga 6 pikë, me Interin që ndjek me 4 dhe Shahtjorin me 1.

Për pretendentët kryesorë që ia kanë komplikuar vetes kualifikimin, tashmë nuk mund të shmangen llogaritë për kualifikimin.

KALKULIMET 
Premisat janë që nëse Interi fiton mbrëmjen e sotme në Tiraspol dhe më pas me Shahtjorin në shtëpi më 24 nëntor, është me një këmbë në fazën tjetër, gjë që nuk ndodh që nga viti 2012. Një barazim ditën e sotme do të ishte shumë i rrezikshëm, duke parë se në javën e fundit në program do të jetë Real-Inter dhe Shahtjor Sherif.

Në ndeshjen e pestë të grupeve do të vinte një Shahtjor i dorëzuar, sidomos nëse humbet sot në Spanjë dhe me një tjetër sukses ndaj ukrainasve, zikaltrit do të arrinin në kuotën e 10 pikëve. Në këtë mënyrë do të ishin të paarritshëm për Sherifin, gjithmonë nëse moldavët në ndeshjen tjetër të grupit nuk bëjnë një tjetër surprizë duke i marrë Realit tri pikët.

Ndalja e Sherifit në 6 ose 7 pikë dhe me 10 pikë të plota të tyre, do të ishte situata ideale për Interin, që do t’u jepte mundësinë të siguronin jo vetëm kualifikimin, por edhe të tentonin vendin e parë.

FINANCAT
Llogaritë e zikaltërve nuk bëhen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Kualifikimi përtej fazës së grupeve do të garantonte minimalisht 20 milionë euro, shifër që mund të rritet nëse kalohen të tjera faza.

Numrat nuk janë fiks, sepse do të llogariten edhe në bazë të skuadrave të tjera italiane të mbetura në garë, por në një vështrim të përgjithshëm, çerekfinalet vlejnë 10.6 milionë, gjysmëfinalet 12.5 milionë dhe finalja 15.5 milionë me një bonus ekstra prej 4.5 milionë eurosh për fituesin.

Në total do të ishte një pasuri e tërë, një motiv më tepër që zikaltrit të luftojnë për të shkuar sa më larg.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas 18 minutash lojë, mesfushori i “Topçinjve” zhbllokon sfidën me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Lokomotiv Moscow. Rezultati 2-1

Delo.autor

NGA MILAN TEK PARMA/ Renditja në Serie A, nga ekipi më i ri tek më i vjetri

Delo.autor

Leave a Comment