Futboll Sport

SHKËLQEU NË SFIDËN NDAJ MARSEILLE/ UEFA e rendit Strakoshën në katër pritjet më të mira në Europa League (VIDEO)

Pas një periudhe jo të mirë, Tomas Strakosha është rikthyer në një superformë ku trajneri Sarri duhet të mendohet mirë para se ta lërë në stol.

Strakosha shkëlqeu në sfidën Marsejë-Lacio duke u bërë protagonist me pritjet e tij për të shpëtuar bardhekaltrit nga humbja në takimin që përfundoi 2-2.

26-vjeçari është nominuar nga UEFA si një ndër 4 pritjet më të mira të raundit të katërt të Ligës së Europës. Një superpritje nga gardiani i Kombëtares që shpëtoi portën nga një gol i sigurt duke mbajtur në lojë Lacion.

Ky nominim vjen në një moment mjaft të mirë për Strakoshën, pasi atë natë në stadiumin e Marsejës kanë qenë të pranishëm dhe skaut të Njukasëllit, klub që po kërkon me ngulm transferimin e shqiptarit që në janar.

VIDEO

Related posts

TIFOZËT GODITËN NË KOKË POLICIN/ Ndeshja rrezikoi të kthehej në tragjedi (VIDEO)

Delo.autor

PO BËN XHIRON E BOTËS/ Afrikani NUK DI të bëj GOL me portën BOSH, jo një herë, por…(VIDEO)

Isa.Autor

Napoli i ‘çmendur’ pas Verdit, gati transferimi në janar

Q.Autor

Leave a Comment