Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Probleme me shikimin për kampionin e botës, Marquez vuan nga “diplopia”

Ashtu sikurse u përfol një ditë më parë, Marc Marquez do të mungojë në garën e fundit sezonale në pistën e Valencia si dhe në testet dimërore (18-19 nëntor) në pistën e Jerez. Motori Honda ka konfirmuar se dëmtimi i pësuar disa ditë më parë i pilotit spanjoll ka pasoja më të rënda se sa mendohej.

Marquez ka kryer një vizitë më të specializuar në Barcelonë, ku u zbuluan të tjera probleme. “Marc është ndjerë keq, kishte probleme me shikimin. Pas një vizite më të detajuar u zbulua se ai vuante nga diplopia, që do të thotë i shikon shikim i dyfishtë (perceptimi i njëkohshëm i dyimazheve të një objekti të vetëm)”, thuhet në deklaratën e Honda.

“Vizita mjekësore evidentoi një paralizë të nervit të katërt të djathtë, që përfshin edhe muskulin e sipërm të djathtë. Ky është një muskul i dëmtuar edhe në vitin 2011, ndaj piloti është nën kontroll të vazhdueshëm, duke mbyllur para kohe sezonin”, tha Honda. Marquez mungoi edhe në garën e fundit, në Portugali.

Related posts

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Pas një asist nga Lemar, “El Pistolero” Suarez ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEHET GARCIA/ Nga Topi i Artë dhe deri tek Interi

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ FSHF fsheh gjyqet, asnjë njoftim për DHZK-në që prej muajit mars

Isa.Autor

Leave a Comment