Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRI-ANDORRA/ Seferit i japin numrin e Ronaldos, Kombëtarja gati për sfidën (VIDEO)

Në orën 20:45, Kombëtarja do të zbresë në fushë për tu përballur me Andorrën për sfidën e fundit eliminatore të Botërorit.

Kuqezinjtë do të luajnë për objektivin e vendit të tretë pasi Hungaria ende rrezikon të na kalojë në renditje. Trajneri Reja ka përgatitur rotacion për këtë sfidë duke nisur dhe nga dëmtimet e mungesat nga numri i lartë i kartonëve të verdhë.

FSHF-ja ka postuar një video nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve, teksa vërehet se Taulant Seferit i është besuar numri 7 që mban dhe bomber botëror Kristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Tiranës po kalon një formë vërtetë të mirë dhe shpresojmë të jetë vendimtarë ndaj Andorrës në një sfidë që thotë shumë për Kombëtaren.

Related posts

MAKTHI I PEP GUARDIOLËS DHE SITIT/ Leo Messi vendos 3 rekorde

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, Partizanin e presin 6 shqiptarët e Bazelit

Delo.autor

FONDACIONI KEEP FIGHTING/ Menaxherja e Michael Schumacher lëshon deklaratën e rrallë

Isa.Autor

Leave a Comment