Futboll Sport

SKANDAL/ Kërkohej nga Milan, sulmuesi holandez rrezikon 3.5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Kuinsi Promes rrezikon tri vite e gjysmë burg. Sulmuesi 29-vjeçar, aktualisht në radhët e rusëve të Spartakut të Moskës, do të dalë në gjykatë, pas akuzës së Prokurorisë Holandeze, lidhur me një tentativë vrasjeje, siç raporton “Telegraaf”.

Futbollisti, i cili është ndjekur nga Milani me shumë seriozitet në verën e vitit 2018 dhe 2019, u arrestua në dhjetor të 2020-ës, përpara se të lirohej me kusht disa ditë më vonë, pasi akuzohet se ka tentuar të therë me thikë një prej prestarëve të familjes së tij, në fund të muajit korrik 2020, ndërsa ndodhej në një festë në Abkude, zonë në jug të Amsterdamit.

Promes e ka mohuar gjithmonë këtë akuzë, ndonëse faktet duket se janë të pakundërshtueshme dhe tashmë gjykata është e bindur për ta dënuar atë me 24-42 muaj burg.

Data e gjyqit nuk është bërë ende e ditur, ndërkohë që nga Rusia klubi i Spartakut të Moskës jo vetëm që ka shfaqur të gjithë mbështetjen ndaj futbollistit të tij, por në të njëjtën kohë derisa ai të thirret në gjykatë, do të vazhdojë të jetë rregullisht në fushën e lojës.

“Kuinsi Promes është totalisht i përqendruar te ndeshjet e radhës dhe i gatshëm të ndihmojë Spartakun në ndeshjen e radhës në kampionat, ashtu sikurse atë të së mërkurës në Ligën e Europës kundër Napolit.

Me çështjen po merren avokatët e tij, ndërsa ne jemi të hapur që të lirojmë lojtarin në çdo moment, kur autoritetet kompetente ta thërrasin, ndonëse deri tani nuk kemi marrë asnjë njoftim”, lexohej në uebsajtin e Spartakut të Moskës.

Related posts

E PABESUESHME/ Faulli për Kuqezinjtë” tërbon Manajn, gjyqtari i mohoi penallti pa parë VAR-in (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Pas një asist nga Bennacer, ylli Rebic ndëshkon “Bardhezinjtë” me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

PSG RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Leonardo gati të “RRËMBEJË” dy yjet e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment