Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Kampionët në fuqi kërkojnë rikthimin tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi, do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas 3 disfatash radhazi, ndërkohë që nga ana tjetër, shkodranët e Mirsad Jonuz, vijnë në këtë sfidë pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit.

Kujtojmë që në takimin e fazës së parë, të kuqtë triumfonin në “Loro Boriçi”, me rezultatin 1-3. Në 16 javë kampionat Partizani ka arritur të sigurojë 25 pikë, ndërkohë që shkodranët 2 më pak.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Partizani vjen me mungesa në mesfushë. Bie në sy aktivizimi i Trashit në mesfushë! Ndërkohë nga ana tjetër Vllaznia vjen disi më e plotë në këtë sfidë.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Trashi, Telushi, Romero, Çinari, Asani, Bardhi. Trajner: R.Kalari.

Partizani

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Gurishta, Malota, Godfrei, Krymi, Kruja, Lika, Marku, Ramadani, Shtubina. Trajner: M.Jonuz.

Gjyqtar: Andi Koçi (Durrës)

Related posts

Gjilani bën goditjen e madhe, nënshkruan me ish-brazilianin e Kukësit

Isa.Autor

Arsenal me “hedh” shikimin në Manchester, kërkon transferimin e mbrojtësit nga “Old Trafford”

Q.Autor

NJË VIT MË PARË I PRITI PENALLTINË RONALDOS/ Tani është sulmues në ekipin me pronar shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment