Futboll La Liga Sport

SQARON SITUATËN ME ZEMRËN/ Aguero: Po ndjek udhëzimet e mjekëve, prisni 90 ditë…

Kun Aguero ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke mohuar zërat mediatikë nga Katalonja se me gjasë do të detyrohet të tërhiqet nga futbolli, pasi ka rezultuar me artimi malinje kardiake.

Sulmuesi argjentinas, që mbërriti verën e këtij viti te Barcelona si lojtar i lirë, ka postuar pak fjali, si përditësim të gjendjes së tij shëndetësore: “Nisur nga thashethemet, ju informoj se jam duke ndjekur indikacionet e mjekëve të klubit, duke bërë analizat dhe trajtiminin e duhur. Do ta shoh ecurinë time brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”.

Related posts

ISMAJLI MES MË TË MIRËVE/ Mbrojtësi kuqezi pjesë e formacionit të javës në Serie A

F.autor

FITORE “MAGJIKE”/ Inter mposht Lazion dhe zbret Milanin nga kreu pas 22 javësh. Lukaku si “GLADIATOR”

Delo.autor

S’KA FALJE PAS TRADHTISË/ Wanda Nara e vendosur, gati të divorcet nga Icardi

Delo.autor

Leave a Comment