Futboll Sport

TRAGJEDIA EMILIANO SALAH/ Merret vendimi për njeriun që organizoi fluturimin

David Henderson, njeriu që organizoi fluturimin që rezultoi fatal për Emiliano Sala në janarin e 2019-ës, është dënuar sot nga drejtësia britanike me 18 muaj burg.

I gjykuar tetorin e kaluar për “pakujdesi dhe neglizhencë”, është deklaruar edhe fajtor se ka transportua një pasagjer pa një autorizim të vlefshëm.

Vetë Henderson duhej ta kishte pilotuar fillimisht avionin Piper PA-46 Malibu, i rënë në Kanalin e la Manshit. Ai ishte me pushime me gruan në Paris dhe ia ka lënë detyrën David Ibbotson, i cili nuk kishte licencën për fluturime komerciale dhe nuk mund ta drejtonte avionin natën.

Prokurori Martin Goudie e ka akuzuar të pandehurin se ka vepruar “në interesin e tij financiar”, sepse e dinte shumë mirë se piloti nuk ishte i kualifikuar: “Ka injoruar disa masa sigurie për interesat e tij komerciale”.

Related posts

Dy rikthime të rëndësishme për REALIN, mbarojnë “pushimet”  për RAMOS dhe…

Isa.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E MBAPPE/ Rodriguez: Më ka thënë se do të shkojë të luajë tek…

Delo.autor

FUNDI I HIDHUR/ Nga shpresë në makth, Liga e Kombeve dënon Edy Reja-n

F.autor

Leave a Comment