Futboll La Liga Sport

STATISTIKAT/ Benzema-Vinicius historikë, askush si ata në 74 vjet

Reali i Madridit ka pasur gjatë his torisë së vet disa prej sulmuesve mitikë të botës. Ka pasur në përbërje të vet binome legjendarë, që kanë mbetur në kujtesën e të gjithë tifozëve të gjeneratave të ndryshme. Po përmendim Di Stefanon e Pushkashin, të cilët së bashku kanë shënuar 7 gola në një finale në Kupën e Kampioneve, Huanito dhe Santijana me të parin që përgatiste terrenin dhe të dytin që përfundonte misionin; Butre dhe Hugo Sançez me të parin që diktonte ritmin dhe të dytin që finalizonte.

Duke qëndruar në temën e sulmuesve, në vitin 2009 do të mbërrinte në Madrid një sulmues që ka bërë që e gjithë bota të flasë për të. Bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon, i cili me largimin nga Madridi la një trashëgimi prej 451 golash dhe një duzinë trofesh të fituar. Fillimisht ai “shoqërohej” në Higuain e më pas nga Bejl e Benzema. Portugezi është larguar nga Reali, teksa sulmuesi nga Uellsi dhe ai nga Franca vijojnë të jenë në Madrid , por me role dhe pozita tepër të ndryshme.

Uellsiani prej kohësh qëndron larg ekipit si pasojë e dëmtimeve, teksa Benzema përtej bashkëpunimit me “CR7”, në këtë sezon ka vendosur të marrë i vetëm përdore Realin e Madridit, duke shënuar me një ritëm të çmendur dhe arritur shifra si kurrë më parë në karrierën e tij. Deri këtu jemi në rregull, por… mungon edhe një tjetër. Ai është Vinicius Xhunior. Dyshja Vini-Benzema është kthyer në një nga më rezultativet në historinë e Realit të Madridit.

Në këtë fillim sezoni, ata të dy së bashku kanë shënuar 62.16% të golave të Realit. Për të gjetur një dyshe më rezultative, më efikase, duhet të kthehemi në sezonin 1945-1946, fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Asokohe, Pruden dhe Barinaga realizonin 62.86% të golave të Madridit, me të parin që realizonte 30 gola dhe të dytin që ndalej në kuotën e 14 rrjetave. Teksa i gjithë Reali i Madridit në atë sezon realizonte 77 gola në 35 takime, pak muaj më vonë, në vitin 1947, do të inaugurohej stadiumi “Santiago Bernabeu”.

74 VJET MË VONË
Kanë kaluar plot 74 vjet dhe historia duket sikur po përsëritet, por me emra të tjerë natyrisht. “Santiago Bernabeu” po rikonstruktohet, sikur po ridimensionohet edhe Reali i Madridit. Të gjithë ishin në ankth pas largimit të Kristiano Ronaldos në vitin 2018 te Juventusi. Deri në ditën që Ronaldo ishte në Madrid, Benzema duhej të kënaqej me rolin e ndihmësit të portugezit, ndërkohë që në klub mbërriti dhe Vinicius, në rolin e “rulit të ri”.

Presioni mbi brazilianin ishte i jashtëzakonshëm, ndonëse që nga mbërritja në Madrid ai ka treguar jo pak personalitet, nisur nga mosha e tij. Por me Ançelotin, braziliani ka pësuar një transformim të plotë dhe ky sezon po shënon dhe shpërthimin e vërtetë të tij në krah të Benzemasë. Të dy së bashku kanë shënuar 23 gola, nga të cilët 14 mbajnë firmën e francezit dhe 9 të tjerë të talentit brazilian.

Një shumë e tillë golash nga të dy, në raport me totalin e golave të shënuar nga Reali në këtë sezon e kanë kthyer dyshen Benzema-Vinicius në një prej çifteve më efektive në historinë e klubit. Përpara tyre qëndron vetëm dyshja Pruden-Berinaga, teksa ata kanë lënë pas dyshe legjendare të Realit si Rubio-Lazkano (60.61% të golave të Madridit në sezonin 1929- 1930), Di Stefano-Pushkash (57.48% të golave të Realit në sezonin 1960-1961), Butragenjo-Hugo Sançez (55,86% në sezonin 1986- 1987), Shuker-Raul (53,13% në sezonin 1996-1997) apo Raul-Van Nistelroj (49,45% në sezonin 2006-2007).

Emra të mëdhenj, mitikë në historinë e Realit të Madridit, ku zënë vend dhe dyshja aktuale e Realit, Benzema-Vinicius. E nëse këta të dy vijojnë me këto ritme, trofetë nuk do të mungojnë për Realin.

Related posts

E DHIMBSHME/ Ra në pus, humbet jetën futbollisti 13-vjeçar që kishte fituar çmimin “Fair-Play”

Delo.autor

ICARDI SHËNOI NGA PIKA E BARDHË/ Tifozët “zikaltër” nuk festojnë: Burrë mu*i, zhduku!

Delo.autor

MBAPPE BËRI GJITHÇKA VETËM KUNDËR BARCELONËS/ Neymar ekzaltohet nga shtëpia: Bravo, djaloshi im

Delo.autor

Leave a Comment