Futboll Premier League Sport

“TË MOS BËJMË DRAMA”/ Carrick uli Ronaldon në stol dhe zbulon bisedën me “Përbindëshin” (FOTO)

Aventura e Michael Carrick në stolin e Mançester Junajtidit mund të quhet e përfunduar me sukses pas 2 ndeshjesh: 1 fitore, 1 barazim. Tekniku provizor që zëvendësoi Solskjaerin pas shkarkimit “guxoi” në “Stamford Bridge” që të ulte në stol edhe Kristiano Ronaldon, duke përforcuar mesfushën. Në lidhje me këtë temë ai tha:

“Disa ndryshime nga ndeshja e fundit, për ta freskuar pak skuadrën, planin e lojës dhe idetë. Pata një bisedë pozitive me Ronaldon dhe ai ishte i shkëlqyer. Ishte shumë dakord që të vendosnim këtë plan loje. Ishte thjesht një vendim për të zgjedhur skuadrën dhe nuk ka nevojë për më shumë dramë.

Të gjithë janë OK”, tha Karrik, i cili është i zhgënjyer nga rezultati që po shkonte në favor të skuadrës së tij deri tek ajo penallti që prodhoi polemika: “Faktikisht jam i zhgënjyer. Kur je në avantazh në një ndeshje si kjo, është zhgënjyese, por jam krenar për këtë skuadër. Në një situatë të vështirë u përpoqëm të bëjmë më të mirën. Sigurisht që ka një ndjenjë zhgënjimi sepse erdhëm për të fituar, nuk mund të gënjej”.

Në lidhje me penalltinë, ish-kapiteni tha: “Nuk ishte aspak penallti. Çelsi bëri shumë goditje dhe David bëri dy pritje. Sigurisht që donim të bënim më mirë, por në tërësi u mbrojtëm mirë. Nuk mund t’i fajësoj djemtë”. Disa hodhën dyshime se formacionin dhe planin e lojës e kishte ndërtuar trajneri i ardhshëm Ralf Rangnik, por Karrik e përgënjeshtroi që gjermani të kishte ndërhyrë në punën e tij, ende pa e marrë rolin e tij zyrtarisht:

“Rangnik nuk pati asnjë ndikim në këtë skuadër. Nuk bëhet fjalë. Ne e dinim që nuk do të kishim një futboll të rrjedhshëm herë pas here, ishim të përgatitur për të qëndruar edhe në mbrojtje.

Duket e thjeshtë kur shkon me dy lojtarë kundër portierit, por është pak si sfida e maces me miun. Sanço arriti të shënonte dhe jam i kënaqur për të. Situata është pozitive, por unë do të kisha qenë më i lumtur po të kishim arritur dy fitore”.

Related posts

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Delo.autor

MERCEDES TRIUMFON NË FRANCË/ Formula 1 bëhet monotone nga Lewis Hamilton

Delo.autor

Kupa e Italisë/ Milan-Verona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment