Futboll Sport

FRIKË TEK INTERI/ Icardi drejt… me zikaltrit, klauzola 110 milionë euro i ka skaduar

Në mesnatë ra gongu, që të gjithë tifozët e Interit e kishin pritur me padurim: klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për vendet e huaja, në bazë të kontratës së Mauro Icardit, ka skaduar.

Zikaltrit nuk kanë marrë ndonjë ofertë të parezistueshme, kështu që tani do të fillojë fazën e dytë, atë të rinovimit me argjentinasin. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv Piero Ausilio do të hedhë themelet për zgjatjen e kontratës së kapitenit deri në vitin 2023, dy vjet më shumë se data e skadimit natyror.

Strategji fituese e ekzekutivit zikaltër, që fillimisht i rezistoi kurthit të ngritur nga Wanda Nara. Deklaratat e kësaj të fundit deri në fund të majit kanë përflakur merkaton dhe e kishin vënë në dyshim të ardhmen e burrit të saj tek Interi, sepse po përflitej një interesim edhe nga Juventusi.

Objektivi kryesor e drejtuesve të Interit ishte të vazhdonin pa nxitim, me ndërgjegjësimin se nuk kishte alternativa të tjera për Icardi. Por tani rruga duket e zbutur, për të vënë së shpejti firmën zikaltër në një marrëveshje të re, që do t’i sigurojë atij një pagë prej 5-6 milionë euro në vit, si dhe shpërblime më të mëdha të arritshme në varësi të rezultateve.

Ndërkohë, Icardi është duke u përgatitur për të qenë gati për sezonin e ri. Pasi ka punuar veçmas gjatë javës së parë, si një masë paraprake, tani është duke u përgatitur për t’u kthyer me ekipin, ku më në fund do të testojë marrëveshjen me Lautaro Martinez. Luciano Spalletti tashmë ka thënë se të dy mund të bashkëekzistojnë në të njëjtin formacion.

Related posts

TJETËR FIRO TE LAÇI/ Mbrojtësi pranë zyrtarizimit në Turqi

Delo.autor

STATISTIKAT/ Dinamo me probleme në sulm, goli kthehet në dukuri të rrallë për “nëndetësen”

Delo.autor

VIDEO/ Juventus zhbllokon rezultatin ndaj Sassuolos, Alex Sandro autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment