Futboll Seria A Sport

“TEK MILAN I RESPEKTOJ TË GJITHË”/ Calhanoglu: I lumtur që kam zgjedhur Interin, këtu dua të fitoj gjithçka

“E dija që Interi ishte një ekip i fortë, edhe sepse ka fituar shumë derbi kundër Milanit. Ky ekip ka fituar shumë më tepër se kuqezinjtë. Thashë me vete: Hajde, Interi është një zgjedhje e shkëlqyer”. Rreth 10 ditë pas penalltisë së shënuar nën “Curva Sud”, Hakan Calhanoglu foli për vendimin që të “kalonte ylberin”, duke u transferuar nga Milani tek Interi:

“Te Milani i respektoj të gjithë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me njerëzit atje. Nuk kam asnjë problem, por më duhej një sfidë e re dhe vendimin e mora bashkë me familjen. Jam i lumtur që jam tek Interi, një klub i madh, që fitoi titullin sezonin e kaluar.

Të gjithë tek Interi janë shumë të sjellshëm. Gjatë Kampionatit Evropian, Simone Inzaghi më telefonoi tri ose katër herë, donte shumë që të bashkohesha me zikaltrit, ashtu si edhe drejtuesit”. Turku foli për synimet sezonale të klubit ku bën pjesë:

“Nuk dua të flas shumë, por duam të fitojmë titullin dhe të bëjmë mirë në Champions. Është edhe Kupa e Italisë. Ëndrra ime është të fitoj gjithçka me Interin, dua të mbledh shumë trofe dhe t’ua tregoj fëmijëve të mi, duke thënë: I fitova me fanellën zikaltër”.

Më pas flet për skuadrën: “Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë, veçanërisht me Dumfries dhe De Vrij. Holandishtja dhe gjermanishtja janë gjuhë të ngjashme. Unë menjëherë pata një marrëdhënie të shkëlqyer me Simone Inzaghi, e njihja tashmë skemën e tij 3-5-2. Tifozët? E dija që prisnin diçka nga unë. Nëse vini këtu duhet të dëshmoni se e meritoni dhe unë ia kam dalë”.

Calhanoglu ka folur edhe për të kaluarën e tij: “Kam lindur në Gjermani, por familja ime ka ardhur nga Turqia, gjithmonë e kam pasur në mendje të luaj për kombëtaren turke. Jam krenar për këtë vendim, edhe pse gjithmonë më kanë thënë që, nëse do të kisha luajtur për Gjermaninë, do ta kisha më të lehtë të shkoja në një klub të madh si Interi apo Barcelona. Por në fund ia dola gjithsesi; tani luaj për Interin dhe kombëtaren turke”

Related posts

Gattuso: Ky Milan më ngjan mua, dua të shoh helmin!

Q.Autor

CHELSEA-MALMO/ “Blutë e Londrës” kalon në avantazh, shënon Giroud

Delo.autor

Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n

Sadik.Autor

Leave a Comment