Futboll La Liga Sport

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi Hernandez në kërkim të mesfushës ideale te Barcelona

Pas një jave të parë kontakti me realitetin e ri të Barcelonës, Xavi Hernández fillon të punojë realisht si trajner i Blaugranave. Më në fund po i bashkohen edhe lojtarët ndërkombëtarë, ndërsa duket se pak nga pak “infermieria” po zbrazet. Një kalendar impenjues e pret Barcelonën gjatë muajit, ndaj mbetet për t’u parë se në cilin formacion do të “vërë bast” Xavi.

Një nga të panjohurat e mëdha është të dihet se cila do të jetë mesfusha e tij startuese. Deri më tani, me Koeman në stol, Busquets, De Jong dhe Pedri dukeshin të padiskutueshëm, por nuk është më aq e qartë situata. Së pari, nga ndryshimi i trajnerit. Së dyti, sepse niveli i holandezit ka qenë nën pritshmëritë për disa kohë. Së treti, sepse gjatë dëmtimit të Pedrit, në skenë kanë hyrë lojtarë të rinj, të cilët duken të gatshëm ta luftojnë për këtë pozicion.

Aktualisht, Xavi ka në radhët e tij tetë futbollistë që mund të veprojnë në qendër të fushës. Ky është rasti i Busquets, De Jong dhe Pedri (plus Nico), Gavi, Riqui Puig, Sergi Roberto e madje Coutinho.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Milan nis kontaktin e parë për yllin brazilian…

Delo.autor

FITORJA E VËSHTIRË/ Klopp: Jam krenar për djemtë e mi. Salah? Fola me të pas ndeshjes

F.autor

FORMULA 1/ Çmimi i Madh i Holandës në kalendarin e sezonit 2020, ja pista që do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment