Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLI ËSHTË ÇËSHTJE PORTIERËSH TEK “BARDHEBLUTË”/ Egbo: Ja pse ia del Shehi te Tirana

Emanuel Egbo zbulon të fshehtat e të qenit trajner si portier. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Tiranës rrëfen ngjashmëritë e Tiranës së tij me të Shehit. Sipas Egbosë, fakti që ai dhe Shehi vijnë nga porta i japin një armë plus trajnerit dhe drejtimit në fushë. Egbo thotë se portieri reflekton qetësi dhe është trajneri i trajnerit në fushën e lojës. Nga ana tjetër, Emanueli paralajmëron Tiranën që të mos fluturojë dhe të qëndrojë me këmbë në tokë, sepse në të kundërt e pëson si Vllaznia sezonin e shkuar.

Portierët duket se janë ata që sjellin titullin te Tirana. Në fillim ju, tani Shehi. Titulli është çështje portierësh te bardheblutë?

Faktet janë kokëforta. Fakt është që skuadra e Tiranës është në vendin e parë. Po luan mirë, ka një grup të fortë dhe është shumë e përqendruar. Skuadrën e shoh të qetë, trajneri po punon i qetë dhe shumë mirë. Ambienti është i qetë. Duke u kthyer te pyetja juaj, po ju them se portieri është trajneri i fushës. Ai është trajneri i trajnerit në fushë. Ai drejton skuadrën, u flet të gjithëve nga i pari tek i fundit. Zbaton udhëzimet e trajnerit dhe është syri i të gjithëve si dhe ai që qetëson ekipin. Për një trajner është armë plus, sepse jo vetëm që e sheh situatën, por ndihmon edhe shokët në fushë.

Zakonisht portierët janë më pak të ngarkuar në taktikë, prandaj e dëgjojnë me vëmendje trajnerin?

Nuk ka të bëjë fare ky fakt. Portieri është trajneri i trajnerit të fushës. Ka kohën e mjaftueshme të mendojë dhe paralajmërojë. Po të jesh i qetë, siç shoh edhe Shehin, është akoma më mirë. Qetësia të jep kohën të mendosh dhe të zgjidhësh situatat. Jo më kot trajnerët që vijnë nga porta kanë një koeficient të lartë suksesi. Xof, Zenga e plot të tjerë. Ky është fakt.

Kjo Tiranë i ngjan Tiranës së titullit me Egbonë në krye?

Ju e dini shumë mirë që nuk e them këtë gjë. Këtë le ta thonë analistët, unë nuk mund të bëj krahasime. Di që dy ekipet kanë qenë cilësore dhe çdo skuadër ka të veçantat e veta. Secila skuadër ka veçoritë e saj për mirë e keq. Gjithsesi, të dyja kanë frymën e grupit dhe kjo është e rëndësishme. Nëse Tirana vazhdon kështu, titulli është shumë pranë.

Related posts

ZYRTARE/ Katari hyn në kalendarin e “Formula 1”, në Losail garohet më 21 nëntor

Delo.autor

Igli Tare bëhet me “dhimbje” koke, fillojnë “lamtumirat” te skuadra e Lazios

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet tek fitorja

Delo.autor

Leave a Comment