Futboll Seria A Sport

“TONALIN DO TA KISHA ULUR NË STOL PAS ATIJ GABIMI”/ Legjenda e Milanit: Derbi i Madoninës? Interi favorit sepse…

Milani është duke lëpirë plagët pas barazimit te djeshem ne “San Siro” ndaj Porto-s. Pika e parë pas 4 ndeshjesh, e rrëmbyer ndaj Porto, dje në San Siro, është një gjë e vogël në rrugën gjithnjë e më të vështirë të kualifikimit.

Kuqezinjtë pothuajse jashtë kompeticionit. Vetëm një mrekulli në dy ndeshjet e tjera mund t’i bëjë ata të kualifikohen. Nuk mungojnë kritikat për skuadrën e Piolit, pavarësisht vendit të parë në Serie A. Midis tyre, ishin shumë të habitshme frazat e trajtuara në analizën pas ndeshjes nga Billy Costacurta, legjenda e Milanit të viteve të arta të epokës së Berlusconit. Disa nga shprehjet e tij nuk u pelqyen nga fansat e Djallit.

Pas barazimit me Porton, pikën e parë Champions e Milanit, Billy Costacurta, në studiot e Sky, tha fjalë të ashpra ndaj skuadrës së Piolit:

“Për Milanin këto janë shuplaka që janë marrë dhe nuk mendoj se i bëjnë aq mirë. Më bën të mendoj kështu, sepse pavarësisht gjysmë ores së fundit ndaj Portos, këto janë shuplaka në Evropë që të dhembin”.

Por analiza kritike e Costacurta shkoi përtej barazimit “negativ” ndaj Portos. Kritika edhe për Sandro Tonalin, ndër më të mirët në fushë por “fajtor” për humbjen e topit në aksionin qe, ndoshta edhe i prishur nga një faull, çoi në golin 1-0 të Luis Diaz:

“Nuk e di nëse ishte faull ai episod, por nuk mund të kalohesh aq lehte, po ta kisha bërë këtë do të isha masakruar. Fabio Capello do te me kishte plasur ne stol si denim dhe do ta kisha merituar”.

Dhe më pas, ish-mbrojtësi qendror i kuqezinjve e la veten të shkojë në një parashikim për gjendjen e gjërave në funksion të derbit të së dielës së ardhshme: “Interi është sigurisht më i mirë, Milani mund të paguajë për këto ndeshje evropiane. Përpara një ndeshjeje të rëndësishme si derbi mund të jetë gjithashtu e bezdisshme dhe të mos lejojë lojtarët të shprehen sa më mirë”.

Milan: njerëzit e internetit kundër Costacurta!
Siç ndodh shpesh, me fanellat e përmbysura, me Beppe Bergomin dhe së fundmi me Massimo Ambrosini, tifozët e Milanit nuk e kanë tretur mirë fjalimin e Costacurta-s ndaj ish-skuadrës së tij, e cila për më tepër pas shumë vitesh rikthehet në Champions League dhe është mbi të gjitha në krye në kampionat, si Napoli.

“Por Costacurta i thotë këto gjëra sepse nuk e drejton Milanin, apo nuk e drejton Milanin sepse thotë këto gjëra? Dikush pyet: “Costacurta ka bërë shumë gabime, si një derbi i humbur ku e ka futur topin në portë”, kujton një tjetër…

“Për Gazzeta, Tonali ishte më i miri në fushë, por për Costakurta u desh të zëvendësohej pas golit të pësuar. Ajo që ai thotë tani llogaritet si 0”.

Më shumë komente kundër Billit: “Po flet për Costacurta? Ai qe thoshte se Lukaku ishte më i mirë se Benzema dhe se Ilicic i kujtoi Savicevic dhe se sapo u përpoq të rikthehej në futboll ai u dërgua sepse nuk ishte në gjendje. Të jesh personazh duke thënë gjëra kundër Milanit është e vetmja gjë që e mban gjallë sportivisht”…

Related posts

SFIDA NDAJ ALAVES/ Talenti Fati nuk bën pjesë në listën e Barcelonës, ja shkaku

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Bayern planifikon super “vjedhjen” e radhës, por një “veto” mund t’i japë fund traditës

Delo.autor

E BUJSHME/ Hakerat i zbulojnë objektivin e merkatos, Guardiola do mbrojtësi e klubit gjigant…

Delo.autor

Leave a Comment