Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NAPOLI, SKUADRA QË MË BIND MË SHUMË NË SERIE A”/ Reja: Ozimhen ka një forcë të natyrës…

Në pritje të zyrtarizimit të listës së Kombëtares për dy ndeshjet e muajit nëntor për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka folur për Napolin në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss”, ku thotë se të kaltërit janë skuadra që i bind më shumë në Serinë A:

“Spaleti është një trajner i vërtetë, tashmë mund ta shihnit që në Udine se ai kishte atë që duhej. Më duhet të them se me sa kam parë, Napoli është skuadra që më bind më shumë. Kanë një lojtar të kompletuar, një forcë të natyrës, Ozimhen i cili është i jashtëzakonshëm.

Nëse i lihet pak hapësirë, ai të ‘vret’. Mungesa e tij u ndje kundër Salernitanas, ishte më e ashpër se sa pritej.

Petanja mund të jetë zëvendësuesi i tij natyral, shpresoj se ai mund të luajë më shumë për të zëvendësuar atë kur nuk do të jetë në lojë.”, përfundoi Reja.

Related posts

PARAQITJE POZITIVE NË EUROPË/ Lojtari i kombëtares bëhet pjesë e formacionit më të mirë në Conference League

F.autor

LOJRAT OLIMPIKE/ Franca i shkakton SHBA-së disfatën e parë që prej vitit 2004

F.autor

ZBULOHET E ARDHMJA E YLLIT KOLUMBIAN/ Shpërthen presidenti i Napolit për James Rodriguez

Delo.autor

Leave a Comment