Futboll Sport

U HODH SHORTI/ Jashtë Botërorit do të mbetet Italia ose Ronaldo. Maqedonia e Veriut gjen kampionët e Europës

Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar. Sot, ishin 12 skuadrat e  mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.

Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos. Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi. Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.

SHORTI

RRUGA A
Gjysmëfinalja 1
Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2
Uells – Austri

FINALJA
Uells/Austri – Skoci/Ukrainë

RRUGA B
Gjysmëfinalja 1
Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2
Suedi – R. Çeke

FINALJA
Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke

RRUGA C

Gjysmëfinalja 1
Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2
Portugali – Turqi

FINALJA
Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut

Related posts

FITORJA E BUJSHME NDAJ MOLDAVISË/ Reja fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes: Do të ishim në Europian nëse…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG ndryshon strategji, Inter fërkon duart dhe shpreson…

Delo.autor

KËRKOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid revolucion në mbrojtje me dy yje të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment