Futboll Premier League

Xhaka flet pas barazimit ndaj Liverpoolit: Nuk ishte rezultati që deshëm

Arsenali dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së premtes.

Në fund ndeshja nuk solli fitues pasi përfundoi në barazim 3-3 ku më së shumti u kënaqën nga kjo ndeshje adhuruesit e futbollit.

Golin e dytë në këtë sfidë për Arsenalin e realizoi mesfushori shqiptar Granit Xhaka me një gjuajtje fantastike nga distanca.

Xhaka ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram ku ka folur edhe rreth ndeshjes.

“Nuk ishte rezultati që dëshiruam por megjithatë duhet të kemi një karakter të madh të kthehemi nga dy gola disavantazh”, ka shkruar Xhaka.

Goli ndaj Liverpoolit ishte i pari këtë edicion për Xhakën me fanellën e Arsenalit në Ligën Premier.

25-vjeçari gjithashtu ka bërë edhe tre asistime në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Anglisë.

Barazimi ndaj Liverpoolit, e mban Arsenalin në pozitën e pestë në tabelë me 34 pikë të tubuara.

Related posts

U DËNUA ME KARTON TË KUQ PAS NDESHJES ME ROMËN/ Reagon Spalletti: Vetëm të mbaruarit…

Delo.autor

NUK PO GJEN HAPSIRË TEK MILANI/ “Bomberi” Polak e errëson, Cutrone merr ofertën e parë

Delo.autor

“ZGJOHUNI NGA GJUMI”/ Lampard zbulon bisedën me ekipin në pushimin e pjesës së parë në derbi

Delo.autor

Leave a Comment