Futboll Kategoria Superiore Sport

U MBYLL JAVA E 10 E SUPERIORES/ Kukësi hap garën për titull, Dinamo në vendin e pestë. Ja renditja…

Java e 10-të e Superiores ka hapur një kapitull të ri sa i përket garës për titull pasi Kukësi ka hyrë zyrtarisht në garë për kampionatin.

Kjo pas dy hapat fals të Tiranës, i kanë lejuar verilindorëve të ngushtojnë diferencën në vetëm 1 pikë, nga 6 që ishte dy javë më parë. Dhe Vllaznia ka fituar ndjeshëm terren duke shkuar -5 nga kreu pas dy fitoreve të fundit në kampionat.

Në vendnumëro ka ngelur Teuta, që rrezikohet nga Dinamo. Blutë mposhtën 1-0 Kastriotin dhe ngjiten në vendin e 5-të me 13 pikë. Partizani zbret në vendin e gjashtë në kuotën e 12 pikëve, po aq sa Laçi që është një vend më poshtë.

Ndërkohë, Egnatia hyn në zonën e kuqe, duke grumbulluar vetëm 11 pikë pas 10 javësh. Situata mbetet e pandryshuar në fundin e tabelës ku Skënderbeu dhe Kastrioti mbyllin renditjen.

Java e 10-të/ Rezultatet

Të premten

Partizani-Teuta 2-1

90’ (p) Zhunior, 90’+6’ Cara / 26’ Gjorgiev

Të shtunën

Skënderbeu-Tirana 0-0

Vllaznia-Laçi 1-0

49’ Da Silva

SOT

Dinamo-1-0

66’ Ibraimi

Kukësi-Egnatia 2-0

53’ Edi Basha, 84’ Milunoviç

RENDITJA

Related posts

Flet blerja e vitit: “Isha pranë firmës me Juventus, dështoi gjithçka në fund”

Isa.Autor

STERLING “TRADHËTON” CITZ-N/ Lojtari shpreh dëshirën për t’u transferuar te Manchester United

F.autor

PANUCCIN e kryqëzojnë edhe në Itali/ I paaftë të lërë gjurmë te Shqipëria, gati ta…

Isa.Autor

Leave a Comment