Futboll Kategoria Superiore Sport

U SHPALLËN KAMPION SË BASHKU TEK TIRANA/ Ngo fjalë emocionuese për Hasanin: Zoti të dha forcën që… (FOTO)

Edon Hasani rikthehet nga dëmtimi që kishte pësuar në gju dhe që e kishte mbajtur prej shumë kohësh larg fushave të blerta.

Për të festuar rikthimin e mesfushorit aktual të Kastriotit ka menduar sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngo, ku së bashku fituan dhe titullin kampion te bardheblutë gjatë sezonit 2019/2020.

Ngo, me anë të një fotoje të publikuar në “Story”-n në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka shkruar fjalë emocionuese për shkodranin 29-vjeçar:

“I lumtur që të shoh të kthehesh sërish në fushë pas një periudhe të gjatë. Zoti të dha forcën që të vazhdosh për të shkruar dhe shumë kujtime të tjera në këtë sport. Me shumë dashuri”, shkroi Ngo.

Edon Hasani përveç Tiranës dhe Kastriotit më parë ka veshur edhe fanellat e Vllaznisë, Liteksit, Ceahlualit, Kukësit, Polit dhe Sepahanit.

Related posts

SHIFRAT/ Sulmi në krizë, Interi një muaj pa shënuar me aksion

F.autor

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi: Blazhevski humbet rastin e artë. Godet jashtë kuadratit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment