Futboll Ligue 1 Sport

U BLE 7 MUAJ MË PARË/ Messi nxjerr në shitje apartamentin luksoz në Miami, çmimi është i pabesueshëm (FOTO)

MLS largohet nga e ardhmja e Leo Messi-t, i cili ka nxjerrë në shitje super suitën me pamje nga oqeani të blerë vetëm shtatë muaj më parë.

Në atë kohë është folur për një transferim të tijin të mundshëm tek Inter Miami i Beckahm. Argjentinasi nuk i kishte thënë akoma lamtumirë Barcelona-s në prill dhe kishte blerë të gjithë katin e nëntë të një pallati luksoz në Sunny Isles Beach.

 

Sipas AS, prona ka katër dhoma gjumi, katër banja e gjysmë, 2.100 metra katrorë tarracë dhe një qilar për 1.000 shishe. Çmimi? I pabesueshëm.

 

Çmimi i apartamentit të luksit të blerë nga Messi është rreth 6.5 milionë euro: bëhet fjalë për një pronë ekskluzive dhe ka gjithçka të mundshme.

Për tifozët amerikanë të Pleshtit ka akoma edhe një shpresë, duke parë se Messi ka një tjetër pronë në qendër të Majemit, në Porsche Design Tower, e blerë për mbi 4 milionë euro.

  

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT CONTE/ Mesfushori Joao Mario pranë huazimit tek klubi rus…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Triumfi me “manita” i Spanjës, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Futbollisti shqiptar i jep fund karrierës për të punuar kamarier

Delo.autor

Leave a Comment