Futboll Sport

KA DITËLINDJEN/ Surprizë në stërvitjen e Besëlidhjes, mesfushori serb befasohet nga… (FOTO+VIDEO)

Besëlidhja është rikthyer te fitoret dhe besimi në kampin lezhjan po rritet ndeshjes pas ndeshje.

Katër fitore e fundit në kampionat kanë rikthyer entuziazmin në skuadër, që duket më e bashkuar se kurrë. Ditën e sotme, klubi lezhjan ka surprizuar futbollistin Sreçko Milivojeviç për 24-vjetorin e lindjes së tij.

Lojtarët bashke me klubin kanë pritur bashkëlojtarin me një ceremoni të thjeshtë, por shumë domethënëse sa i përket harmonisë së klubit. E gjithë kjo ka qenë një nismë e presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka që është mjaft aktiv në punën e tij në klub.

Këtë javë, lezhjanët sfidojnë Tërbunin në shtëpi, duke ardhur me moral të fortë pas fitores 2-3 ndaj Maliqit dy ditë më parë.

Related posts

COPA DEL REY/ Sergio Canales vendos ndeshjen e zgjatur gati 48 orë (VIDEO)

Delo.autor

GOLI SPEKTAKOLAR/ Shikoni “PERLËN” nga 30 metra që “tronditi portën” (VIDEO)

Isa.Autor

BLLOQE, TULLA E LOPATA/ Atalanta “PËRGATITET” për zonën Champions (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment