Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË AUSTRI/ Vrioni dhuron spektakël, dopietë për sulmuesin e harruar nga Reja (VIDEO)

Xhiakomo Vrioni po kalon padyshim edicionin më të suksesshëm të karrierës së tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shënon me rregullsi ndeshje pas ndeshje dhe është kthyer në liderin e Tirolit, dukke e larguar këtë skuadër nga fundi i tabelës së klasifikimit në Austri.

Sot, në ndeshjen kundër Altah, ai u bë protagonist i sfidës që në minutat e parë të saj. Vrioni depërtoi në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe fitoi penallti pas një kontakti në zonë.

Sulmuesi shqiptar u paraqit vetë nga pika e bardhë, duke ekzekutuar me qetësi në minutën e 11 e çuar ekipin e tij në avantazh me një goditje “alla Zhorzhinjo”, me kërcimin tipik të italianit që është bërë i famshëm në të gjithë botën.

Në fundin e sfidës, sulmuesi shqiptar tregoi se është një nuhatës i mirë i situatave të rrezikshme, teksa shënoi edhe golin e rezultatit 3-0 për ekipin e tij. Ai përfitoi nga një mosmarrëveshje mes mbrojtësit dhe portierit kundërshtar duke i vjedhur topin dhe duke shkuar i qetë i vetëm drejt portës.

Sulmuesi shqiptar shkoi në kuotën e 9 golave në kampionat, në vetëm 11 ndeshje të luajtura dhe është plotësisht në garë për golashënuesin më të mirë të kampionatit, pasi Adejemi që mban vendin e parë ka shënuar 11 gola.

Related posts

BONUCCI KATASTROFË/ Shumë gola nga krosimet, Alegri i bën ZBOR mbrojtjes

Isa.Autor

KATAR 2022/ Portugalia përmbys me CR7 dhe triumfon ndaj Luksemburgut

Delo.autor

TREGOI AFTËSITË PREJ 75 MILIONË EUROSH/ Shihni çfarë bëri De Jong kundër Juventusit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment