Gossip Sport

VAZHDON TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ Sulmuesi i PSG-së nxjerr detaje nga skandali me Maxi Lopez

Mauro Ikardi vazhdon të prodhojë më shumë bujë jashtë fushës së lojës sesa brenda saj. Sulmuesi është në krye të mediave së bashku me gruan e tij Uanda Nara për shkak të krisjes së marrëdhënies midis tyre. Së fundmi ka dalë një tjetër lajm lidhur me ish bashkëshortin e Uandës, Maksi Lopez.

Ikardi dhe Lopez kanë qenë shokë të mirë, por marrëdhënia e tyre u prish prej Uandës. Modelja ishte e martuar me Lopezin në atë kohë, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, por e tradhëtoi pikërisht me Ikardin.

Mediat argjentinase thonë se Ikardi ja ka kujtuar këtë fakt Uandës, duke nxjerrë detaje të pathëna lidhur me skandalin me Maksi Lopezin.

“Unë të suportova në skandalin e Maksi Lopez, gjithashtu gënjeva për ty dhe ti nuk po më mbështet në këtë gjë. Mendova se ishim të bashkuar, por nuk po ja dalim”.

Aktualisht çifti Ikardi-Uanda janë në krisje përshkak të modeles Çina Suarez, e cila ka ndërhyrë në mes duke shkëmbyer mesazhe por dhe puthje me sulmuesin.

Related posts

RIVALITETI ME WANDAN/ Daniela Christiansson, tepër seksi edhe me fanellën e Maxi Lopezit (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E SULMIT TË GJERMANISË/ Talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës me fanellën e “pancerave” (VIDEO)

Delo.autor

“NËSE HAZARD KËRKON TË LARGOHET, ËSHTË I LIRË”/ Ancelotti: Nuk kam mbajtur kurrë një lojtar me zor

Delo.autor

Leave a Comment