Futboll Sport

“PO TË MË GODASIN ME GRUSHT…”/ Vuan ende pasojat operacionit, humb ndeshjen ndaj Shqipërisë mesfushori…

Mezon Maunt nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses angleze për duelin e kësaj të premte ndaj Shqipërisë. Lojtari duket se po vuan ende pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale të ditëve të fundit dhe si rrjedhojë, nuk llogaritet për këtë sfidë, por mund të jetë i gatshëm për atë ndaj San Marinos në mesjavën e ardhshme.

Maunt është një nga emrat e rëndësishëm të mesfushës së Anglisë, që kur ka filluar të shkëlqeje me fanellën e Çelit. Por në javët e fundit ai kishte shfaqur vazhdimisht simptoma gripale dhe pas kontrolleve të hollësishme, stafi mjekësor i londinezëve kishte arritur në konkluzionin se rënia e imunitetit dhe këto probleme vinin nga infeksioni në dhëmballët e pjekurisë.

Kështu, lojtari 22-vjeçar iu nënshkrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tyre dhe nuk iu bashkua Anglisë në grumbullim të hënën, siç ishte parashikuar fillimisht. Ai vetë postoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej pas kësaj ndërhyrje, me gojën e mpirë.

“Po të më godasin me grusht nuk e ndjej. Nuk kam dhëmbë”, thotë me humor lojtari i Anglisë në këtë video ku duket qartësisht se do t’i duhen disa ditë pushime për të kaluar këtë situatë e për t’u kthyer në fushën e lojës.

Padyshim një telash më pak për djemtë e përfaqësueses shqiptare, të cilët panë talentin e tij ën ndeshjen e parë kur ai shënoi një nga golat në suksesin 2-0 të Anglisë në Tiranë.

Related posts

Gol nga tuneli, Skënderbeu pushton Vlorën

Sadik.Autor

Futbollisti i ardhshëm i Barçës tallet keq me “yjet” e Realit, shihni çfarë i bën

Delo.autor

SERIE A/ Inter nxjerr “jashtë loje” Juven, gati rinovimi me Icardin

Sadik.Autor

Leave a Comment