Futboll Seria A Sport

AKUZA NGA MILAN E ATALANTA/ Shefi i gjyqtarëve në Itali: E drejtë t’u anuloheshin golat (VIDEO)

Fundjava futbollistike në Itali është mbyllur me polemika të shumta. Atalanta dhe Milani kanë akuzuar gjyqtarët për gola të cilët u janë anuluar e që mund të ndikonin rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të tyre. Situata të cilat janë komentuar nga shefi i gjyqtarëve në Itali, Alfredo Trentalanxhe, i cili ka vlerësuar se “xhaketat e zeza” nuk kishin gabuar.

“Golat e anuluar? Kanë qenë vendime të drejta. Në rastin e Palominos kishte kontakt ndërsa Zhiru kishte ndikim mbi aksion”, tha Trentalanzhe në intervistën e tij.

“Në këto episode ka gjithmonë hapësirë diskutimi. Pozicioni jashtë loje thotë qartësisht që nëse një lojtar ndikon në mundësinë e një kundërshtari për të luajtur topin, aktualisht, quhet pozicion jashtë loje. Në rastin e Palominos ka një kontakt dhe është e vështirë të thuhet që nuk ka pozicion jashtë loje. Pastaj qartësisht, mënyra se si arrihet të vendimi i drejtë për të anuluar golin mund të ishte i ndryshëm, me gjyqtarin që duhej të shkonte të rishikonte vendimin.

Ndërsa te Milan–Napoli duhet të shihet nëse lojtari në pozicion jashtë loje ka në ndonjë mënyrë ndaluar kundërshtarin. Dhe nga ajo që kam parë, ndikon”, shpjegoi Trentalanzhe këto dy episode të diskutuara.

Related posts

PO SHKËLQEN/ France Football: Strakosha në formacionin e javës në Europa League

Isa.Autor

ERZENI-DINAMO/ Lapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Emra “big” për sulmin, Juventus projekton zëvendësuesin e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment