Futboll Sport

ANALIZA/ Me Piolin më pak ulje, Milani flirton me titullin

ipas Stefano Piolit, në dhjetor nuk fitohen tituj. Por, fare mirë mund të humben. Ibrës me shokë kjo i ndodhi një vit më parë kur me një seri rezultatesh negative i dhuruan titullin Interit.

Në sezonin e kaluar kriza niste me humbjen ndaj Specias që favorizoi parakalimin e Interit që më pas i mundte kuqezinjtë në derbi 3-0. Fitoret e “Djallit” me Romën e Veronën gërshetoheshin me një humbje e një barazim.

Sivjet e njëjta histori. Barazim me Udinezen dhe humbje me Napolin, ndërkohë që fitoret janë ndaj Xhenoas, Salernitanës dhe Empolit.

ULJE-NGRITJE – Të rinjtë që popullojnë “Milanello”-n kanë përvojë të mjaftueshme tashmë për të kuptuar se rëniet si ajo aktuale mund të shkatërrojnë gjithçka. Nëse ka diçka që Milani di ta bëjë është të reagojë, siç bëri në maj të këtij viti kur pas humbjeve me Sasuolon dhe Lacio arriti të rreshtonte tri fitore me 12 gola të shënuar.

Ndaj Empolit u pa diçka në këtë aspekt. Sinjale pozitive në këtë drejtim vijnë edhe nga 2020-ta kur pas një fillimi “belbëzues” kuqezinjtë nisën të shpreheshin në maksimumin e tyre. 9 fitore e tri barazime asokohe duke bërë më mirë se kushdo nga rivalet. Kjo është ajo që Pioli pret nga sot e tutje sepse Milani i tij e di si bëhen këto punë.

Related posts

SOT SHQIPËRI-LITUANI/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Shpallen kandidaturat për çmimin “Yashin” dhe “Copa” 2021: nga portierët te talentet që u dalluan (VIDEO)

Delo.autor

Këta janë kampionët e mëdhënj të cilët s’e fituan kurrë Championsin!

Sadik.Autor

Leave a Comment