Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Dinamo ndan pikët me Skënderbeun dhe mban të hapur luftën për mbijetesë

Dinamo dhe Skënderbeu kanë mbyllur vitin 2021 me një barazim pa gola, që nuk ndryshon situatën e tyre në renditje e që mban të hapur luftën për mbijetesë në të cilën janë përfshirë dy ekipet.

Skuadra dinamovite dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por ishte me fat kur gjyqtari anuloi për faull golin e avantazhit të Mensah që në minutat e parë të duelit. Më pas, blutë krijuan më shumë lojë dhe raste, por nuk arritën të tundin rrjetën e Rexhepit.

Goli erdhi në pjesën e dytë me një predhë të Siljanovskit, por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje të Ibraimit gjatë aksionit. Skuadrat tentuan, por pa shumë forcë për të rrezikuar portën e në fund, Skënderbeu mund të merrte pikët e plota në shtesë. Por Mensah u ndal nga i riu SImoni i cili bëri të mundur që Dinamo të dilte nga fusha me të paktën një pikë nga ky duel.

Related posts

LeBron James FENOMENAL/ Cleveland Cavaliers fiton titullin e 4-t rresht në Lindje

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter arrin marrëveshjen me yllin e Udineses…

Delo.autor

E PAZAKONTË NË KAMPIONATIN ARAB/ Shikoni si lojtari dëmton keq arbitrin e ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment