Futboll Sport

THELLOHET SKANDALI/ Sërish në telashe për Kampionin e Botës me Francën, vjen akuza e shtatë për përdhunim

Mbrojtësi i Mançester Sitit dhe Francës, Benxhamin Mendi, është akuzuar nga një person tjetër për përdhunim. Kjo është akuza e shtatë që hidhet ndaj 27-vjeçarit francez, ngjarje që mendohet se kanë ndodhur midis tetorit të 2020 deri në gusht të 2021.

Benxhamin Mendi së bashku me të pandehurin tjetër, Luis Saha Maturi (40 vjeç), akuzohen për gjashtë përdhunime dhe një sulmi seksual. Të dy ata do të dalin përpara gjykatës në datën 24 janar 2022.

27-vjeçari është mbajtur në paraburgim në Liverpul që nga 26 gushti i këtij viti, pasi u akuzua për katër përdhunime dhe një sulm seksual dhe tre përdhunime të tjera të denoncuara më vonë. Të gjitha këto shkelje dyshohen se janë kryer në shtëpinë e tij në Çishajr.

Më parë këtë sezon, klubi i Mançester Sitit doli me një deklaratë për këtë çështje ku thuhej: “Mançester Siti mund të konfirmojë se pas akuzimit të tij nga policia ditën e sotme, Benxhamin Mendi është pezulluar në pritje të një hetimi. Çështja do t’i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë”.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Flamurtari pa rivalë në kampionat, Partizani fiton derbin me Tiranën

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Shkodranët kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDODH NË LIGUE 1/ Lojtarin e rrahin dhe i djegin makinën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment